Skënderbeu në version më ndryshe

Skënderbeu në version më ndryshe

12 January 2019 18:00

Aktori duhet të ballafaqohet me shqetësimin e brendshëm pavarësisht cilin personazh tenton ta krijojë. Ndodh që kapakët e syve, buzët, lëvizjet e duarve dhe krejt lëvizjet skenike të mos i kujtohen në tërësi, dhe atëherë ai ka vepruar sipas subkoshiencës. Shpesh kjo na çon në rrugë të gabuar ose rrugë të drejtë, shkruan sot Koha Ditore.

Atë natë – në shfaqjen “Skënderbeu ose dashuri dhe liri”, produksion i Teatrit Kombëtar të Kosovës, e dhënë premierë në fund të dhjetorit – e pashë aktorin Bujar Ahmeti të tërhequr nga personazhi i Skënderbeut, me një përkrenare jo shumë të detajuar, qëndrim të drejtë, si statujë, herë i shtangur e herë i liruar nga zinxhirët e personazhit, e qëllimshme kjo, sepse kështu kërkohej nga roli.

Zëri i tij ishte dyzërësh: harmonik në të cilin ngujohen trishtimi dhe drama njerëzore, dhe Skënderbeu dukej shumë njerëzor i minimizuar. Kjo të paktën kërkohej nga aktori e jo nga regjisori i teatrit brenda teatrit. Roli i tij shfaqej plot dhimbje, mallëngjim vramendës. Dhe shikuesi menjëherë e merr atë çfarë ndërton regjisori Fadil Hysaj, bredh lirshëm nëpër konceptin e tij, dhe kjo, ndonëse për një shikues i cili e njeh aktrimin e ka përvojë me aktorët, si në jetën skenike ashtu edhe në jetën reale. /Ilir Muharremi

[Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore]

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme