Promovohet libri “Bir i atdheut” kushtuar dëshmorit Naser Hajrizi

Promovohet libri “Bir i atdheut” kushtuar dëshmorit Naser Hajrizi

10 janar 2019 13:51

Shkrimtari Mehmet Hajrizi ka sjellë sot para lexuesve librin "Bir i atdheut", kushtuar jetës dhe veprës së dëshmorit Naser Hajrizi, i cili u vra në demonstratat e prillit të vitit 1981.

Autori i librit tha se vrulli i të rinjve për çështje kombëtare e frymëzoi për ta shkruar këtë libër.

"Këta të rinj hynin ne valët e trazuara dhe formonin shpejt personalitetin e tyre, edukoheshin e kaliteshin, piqeshin para kohe, e kështu i gjeti edhe viti 1981", ka thënë Hajrizi.

Shkrimtari dhe studiuesi Emin Kabashi tha se ky libër është rrëfim autentik për jetën e dëshmorit Hajrizi dhe ngjarjeve të asaj periudhe.

Ndërsa botuesi Bajram Shatri, njëherësh drejtor i shtëpisë botuese "Libri shkollor", tha se askush nuk do të mund ta shkruante më mirë këtë libër se sa Mehmet Hajrizi.

Shkrimtari dhe publicisti Prend Buzhala tha se dëshmori Naser Hajrizi është shembull i një të riu që e donte atdheun.

Promovimi i librit u përcoll edhe me interpretime poezish nga artisti Ardit Gërvalla.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme