130 asete të trashëgimisë kulturore rrezikohen nga shkatërrimi

130 asete të trashëgimisë kulturore rrezikohen nga shkatërrimi

09 janar 2019 20:12

Rezultate alarmante ka prodhuar një raport hulumtues i CHwB-së për gjendjen aktuale të aseteve të trashëgimisë kulturore të vendit.

Njëqind e tridhjetë asete kulturore, aktualisht rrezikohen të shkatërrohen si pasojë e moskujdesit adekuat të institucioneve të shtetit ndaj artefakteve, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Ky është raporti shqetësues që ka dalë nga hulumtimi i organizatës së pavarur “CHwB Kosova”, e cila është e përkushtuar për shpëtimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

Gjatë një viti kjo organizatë ka marrë iniciativën për të gjurmuar në shkatërrimin që po iu bëhet objekteve të trashëgimisë kulturore.

Ky pasqyrim i gjendjes së trashëgimisë është bërë gjatë intervistimit të trekëndëshit: Shfrytëzuesve të objekteve historike; akterëve të nivelit qendror dhe atyre komunal.

Mostra e këtij hulumtimi ka përfshirë pesëdhjetë asete që janë në listë të mbrojtjes, të cilat në vazhdimësi po kërcënohen nga shembja.

Morina, si pjesë e grupit të hulumtuesve të këtij raporti nuk e ka përjashtuar mundësinë që të organizohet një tryezë, në të cilën do të diskutohej ky hulumtim përballë përfaqësuesve të institucioneve të trashëgimisë kulturore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

ICOMOS KOSOVA16/01/2019 13:53

Disa sekuenca filmike të këtij emisoni janë dëshmi dhe prova se kjo ORGANIZAT JO QEVERITARE “CHwB Kosova” kryen punë me persona të paautorizuar në kundërshtim me ligjin për trashëgimi kulturore. Kjo fushatë e CHwB Kosova domosdo çon mesazhe të qarta për salafistët se trashëgimia në Republikën e Kosovë dhe kapja e tij nuk do të ishin një gjë e pamundur dhe e vështirë nëse do të provohej. Kjo është teknologji e sofistikuar e krimit dhe e viktimizimit të trashëgimisë arkitekturore, përshkrim të dhimbshëm pasi mediokriteti çdoherë është në shumicë dhe, si i tillë, asfikson dhe vret pakicën që është e dijshme. Tmerr!

Shto koment

Të ngjashme