Pacemaker për trurin

Pacemaker për trurin

08 janar 2019 09:55

Kaliforni, 8 janar – Emri i tij është WAND (Wireless Artifact-free Neuromodulation Device) një akronim që nënkupton pajisjen artificiale, pra një stimulues të ritmit( pacemaker) jo për zemrën, por për të monitoruar aktivitetin elektrik të trurit duke dërguar impulse në trup që mund të parandalojnë sulme duke përfshirë epilepsinë dhe sëmundjen e Parkinsonit, shkruan gazeta italiane ”Il Giornale”, transmeton atsh.

Ky është studimi i universitetit amerikan të Kalifornisë në Berkeley, në bashkëpunim me kolegë nga kompania ”Cortera Neurotechnologies”.

Duke qenë një qark i mbyllur, pajisja është në gjendje të regjistrojë trendin e aktivitetit elektrik të trurit dhe në të njëjtën kohë ta stimulojë atë aty ku është e nevojshme.

Për më tepër, WAND modulon intensitetin e impulseve duke mësuar në mënyrë autonome për t’iu përgjigjur gjendjes kontingjente të pacientit individual, duke lejuar parandalimin e krizave dhe dridhjeve eventuale.

Me fjalë të tjera, pajisja kalibron patologjinë që trajtohet duke shkuar përtej limiteve dhe rregullimeve të vazhdueshme që kanë nevojë për terapitë neurostimuluese të miratuar tashmë për përdorim klinik.

Efektiviteti më i madh i WAND është i lidhur me aftësinë për të monitoruar aktivitetin elektrik të trurit në 128 pika, krahasuar me tetë nga neurostimulues të tjerë të ngjashëm, dhe kjo është bërë e mundur në sajë të dy çipeve (të vendosura jashtë kokës) të lidhura me 64 elektrodat e vendosura në tru.

Efikasiteti i WAND është demonstruar në eksperimente me kafshët laboratorike, por hetimet e mëtejshme do të jenë të nevojshme përpara shpërndarjes klinike. Pajisja eksperimentale është përshkruar në një artikull të botuar në revistën shkencore ”Nature Biomedical Engineering”.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme