“Prishtina Brass” sjell koncert për Vitin e Ri, ansambli i vetëm i tunxhit në Kosovë

“Prishtina Brass” sjell koncert për Vitin e Ri, ansambli i vetëm i tunxhit në Kosovë

28 dhjetor 2018 20:28

Viti 2018 ka qenë një vit mjaft i mirë për zhvillimin e muzikës në Kosovë.

Gjatë tërë 12 muajve, kemi qenë të shoqëruar nga vepra të kompozitorëve më të mëdhenj në botë nëpër koncerte të ndryshme, transmeton emisioni Express në KTV.

Një performancë me muzikë klasike e me repertor premierë, na dhuroi edhe kuinteti Prishtina Brass. Prishtina Brass është ansambël tunxhi, i pari i tillë dhe i vetmi në Kosovë.

Pas gati një muaj provash, ansambli “Prishtina Brass” performoi vepra nga klasicizmi, romantizmi e baroku. Nga Hamsa e Valton Beqirit deri te veprat e Bahut, u performuan nga instrumentistët që janë edhe pjesë e FSK-së.

“Prishtina Brass” shquhet si ansambli i parë që kanë sjellë muzikë klasike me instrumente të tunxhit në Kosovë.

Në mungesë të një salle të mirëfilltë koncertale, ky koncert u mbajt në hapësirën e Kino Armatës. Mungesa e sallës koncertale është ende një ndër problemet më të mëdha të muzikantëve kosovarë.

Edhe pse kuintet standard, ky ansambël, varësisht nga programi që luan, bashkëpunon edhe me instrumentistë të tjerë si të tunxhit, perkusioneve e solo-këngëtarëve.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme