Kulturë

“Shota” me koncertin e fundvitit eksperimenton për një imazh ndryshe

Ansambli i këngëve dhe valleve “Shota” ka vendosur që koncerti i fundit për sivjet të jetë ndryshe prej atyre që janë dhënë deri më tani, shkruan sot Koha Ditore.

“Një lloj eksperimentimi” i është referuar drejtori i këtij institucioni, Shefqet Gjocaj.

Me pjesë të shkurtra, motive të trevave të ndryshme shqiptare, muzikë live në skenë e me këngë, “Shota” ka përthekuar premierën e dhënë të enjten në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Pas dy premierave për dy përvjetorë të ndryshëm − si “Lulet e Marsit” që i dedikohej 20-vjetorit të Epopesë së UÇK-së e komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe koreodrama “Kumt” e Gjergj Prevazit me rrëfimin për Skënderbeun në 550-vjetorin e vdekjes së tij − koncerti i fundit për vitin 2018 erdhi ndryshe.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

{gallery}