Kulturë

“N’vijë” të Zana Ramadanit

Veprat e artit figurativ të krijuara përgjatë dy dekadave, përmes ekspozitës “N’vijë” ajo po i prezanton në dy pjesë të ndara në pikturë dhe grafikë.

Më shumë se dyzet punime, artistja Zana Ramadani i ka përzgjedhur nga opusi i saj për të rrëfyer te galeria “Hani i dy Robertëve”, elementet e vijës si shprehje artistike, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Bashkimi i pikturës me grafikën në veprat e artistes Ramadani, konsiderohet që sjell ngjyra shprese.

Pas hapjes së lokacionit të ri, kjo është ekspozita e tretë e organizuar nga Galeria “Hani i dy Robertëve”.