Shkrimtari Aliu tregon pse refuzon të aplikojë për vizë

Sipas Aliut, politikanët kosovarë më parë japin para për këngëtare sesa për letërsi

25 December 2018 20:23
21:18

Shkrimtari Gëzim Aliu në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se letërsia nuk po mbështetet dhe në një situatë të tillë është shumë e vështirë, pothuajse e pamundur që të depërtohet në treg më të gjerë.

Mbështetja e cila do të duhej të vinte nga klasa politike, sipas tij, mungon meqë janë të njëjtit ata politikanë të cilat nuk e kuptojnë letërsinë sepse nuk e lexojnë.

Madje ai shkoj tutje duke thënë se më disa përjashtime, politikanët kosovarë nuk lexojnë as sociologji e histori e le më letërsi.

“Politikanët tanë nuk e kuptojnë letërsinë, nuk e lexojnë letërsinë, nuk e kuptojnë ndikimin e letërsisë te ministritë, presidenti, homologët e tyre. Ata nuk lexojnë as sociologji, shkenca politike apo histori, me ndonjë përjashtim dhe tash një politikan që e udhëheq një dikaster të fuqishëm si të më përkrah mu kur nuk e kupton vlerën e letërsisë”, ka thënë Aliu.

“Ai thjeshtë ato para i çon në një stadium ose në një këngëtare, me gjithë respektin që mund të ketë ajo këngëtare por letërsia dhe arti është maja e kulturës së një vendi”.

20:34

Aliu: Pak vepra në nivel estetikisht të lartë

Që nga pas lufta në Kosovë janë shkruar në masë të madhe vepra që prekin temën e luftës. Mirëpo, sipas shkrimtarit Gëzim Aliu, fitues i çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, konsiderohet se janë trajtuar pak në nivel estetik të lartë.

Ai në një intervistë për Rubikon të KTV-së tha se ka autorë që botojnë mirëpo veprat e tyre janë të pakuptueshme.

Sipas Aliut, në brendësi të veprës, lexuesi duhet të ngacmohet dhe duhet të gjejë njeriun brenda në mënyrë që të mishërohet me të dhe të jetë e kuptueshme.

“Shkruhet por estetikisht në nivel të lartë shkruhet pak, kjo është problematike. Cka nëse ti e shkruan një vepër 500 faqe, 200 apo 300, trajton luftën e fundit por kjo është e pa lexueshme, e pa kuptueshme, nuk e ka njeriun brenda, nuk e prek askënd, kjo për mua është e pa vlerë”, ka thënë ai.

“Mendoj që autorët kanë talent dhe ata që kanë dëshirë të thonë diçka duhet ta përpunojnë shijen e lexuesve, t’i ofrojnë diçka që për ta është e kuptueshme dhe diçka që i prek ata në nerv”.

“Lufta, robëria dhe këto që po i përmendim janë trajtuar pak në nivel estetikisht të lartë”.

20:23

Shkrimtari Aliu tregon pse refuzon të aplikojë për vizë

Fituesi i çmimit “Rexhai Surroi” për letërsi, Gëzim Aliu në një intervistë për Rubikon të KTV-së, ka thënë se ka refuzuar të aplikojë për viza tash e disa vite.

Kjo ngase sipas tij është ofenduese që një shkrimtar intelektual, siç është ai, të kalojë nëpër procedurat e njëjta si dikush që aplikon për bashkim familjar apo qëllime tjera.

“Nuk kam dashur të aplikoj për viza sepse më duket shumë e pa dinjitetshme që për një shkrimtar intelektual që të aplikoj për vizë njëjtë sic aplikon dikush për bashkim familjarë, vizitë studentore apo biznes. Kështu që ka disa vite që nuk kam udhëtuar fare”, sqaroi ai.

“Më duket shumë e pa dinjitetshme që 60 faqe apo 100 faqe dokumente t’i bëjmë bashkë, të shkojmë në ambasadë të presim dhe një zyrtari aty, kush e di çfarë t’i teket ta jap apo mos ta jap vizën”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme