Kulturë

“Design Factory”, shkolla e artit që nxjerr në pah talentin e studentëve

Pasioni që i ndjek për modën dhe artin në përgjithësi e plotësojnë jetën e kreatorëve të cilët në çdo moment mundohen të sinkronizojnë me tendencat aktuale, duke sjellë kështu gjithmonë diçka ndryshe.

Në kuadër të shkollës “Design Factory”, e cila është një ndër shkollat e para profesionale në lëmin e modës në Kosovë, është mbajtur ekspozita e fundvitit e cila ndryshe prej herëve të tjera si temë kishte Dramën, bën të ditur emisioni “Express” i KTV-së.

Ekspozita e titulluar “Queen Drama” kishte për qëllim që të tregonte evolvimin e studenteve për 3 vjet radhazi, nga momenti i nisjes së studimeve e deri te diplomimi.

Pak nga vetja, e pak të inspiruar nga kreatorë e fytyra të njohura publike, studentët ia dolën ta përmbushnin temën e kësaj ekspozite dhe pritshmëritë e mentorëve të tyre.

Ndërkohë, studentët njëherësh, tani dizajnerë, thanë se tani janë gati për të konkurruar me dizajnerët jo vetëm lokal.

Me shumë ngjyra e lule, Drama erdhi më e ndezur se rëndom që veçohet nga e zeza.

Profesoresha Ariana Gjoni, u shpreh e kënaqur nga puna e studentëve, që është reflektim i një punë 3-vjeçare.

E, për të arritur deri te krijimi në këtë nivel, nuk është aspak e lehtë.

“Queen Drama” është një përmbyllje e punës së palodhshme e profesorëve dhe studenteve të kësaj shkolle arti, të cilët janë munduar në maksimum që t’i zhysin sa më thellë studentet në botën e dizajnit.