Kulturë

Statusi e nënshkruar avancon punën e Muzeut të Kosovës

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Kulturës, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot statutin për Muzeun e Kosovës.

Gashi ka thënë se nënshkrimi i statutit e lartëson këtë institucion, e njëherësh është zotuar se vitin e ardhshëm do ta ketë në agjendë përpilimin e Ligjit për Muze, njofton kumtesa.

"Ky statut për herë të parë e mundëson digjitalizimin e fondit muzeor, ngritjen e kapaciteteve dhe shërbimeve muzeore, e ngritë muzeun në institucion të lartë shtetëror", ka thënë Gashi.

Kurse, ushtruesja e detyrës së drejtores së muzeut, Vjolla Aliu, ka thënë se nënshkrimi i statutit është dhurata më e mirë që mund t'i bëhet një institucioni, transmeton Koha.net.

"Nënshkrimi i statutit të muzeut është akt ligjor që funksionalizon dhe avancon punën e Muzeut të Kosovës", ka thënë Aliu.

Kryetari i Këshillit Drejtues të Muzeut, Selim Bezeraj, tha se për këtë grup punues prioritet ka qenë skalitja e gjendjes së muzeut dhe hartimi i statutit.

Statuti i fundit i Muzeut ishte nënshkruar para 40 vitesh, ndërkaq, vitin e ardhshëm, Muzeu i Kosovës shënon 70 vjetorin e themelimi