Kulturë

“Gosti në natën e parë të vjeshtës”

Descriptive Text

Djaloshi i zakonshëm po bëhej djalosh i artë. Ishte mesnatë kur arriti të ngrihej nga shtrati e të shkonte në tualet. E ëma atë natë kishte shkuar në shtëpi, për të rregulluar gjërat e për të pushuar pakës. I biri i kishte thënë se ndihej më mirë dhe dukej se agresioni i arit, njëherë për njëherë, ishte ndalur. Kur u kthye nga tualeti, djaloshi u ul në krevatin fqinj, aty ku disa ditë më parë kishte dhënë shpirt një njeri, nën vajtimet e familjarëve të vet. Djaloshi donte ta mundte frikën.

Frikësohej nga krevati, nga ajo dritë e zbehtë që binte mbi sfungjerin pa mbështjellës, në krye të të cilit rrinte jastëku si torzo njeriu të shëndoshë. Anash krevatit gjendej një dollap. Djaloshi e aviti dorën dhe e ngrehu sirtarin e poshtëm. Një palë çorape të papërdorura. Në mendje iu shfaqën këmbët e të vdekurit, të verdha limon. E shtyu sirtarin në vend. Sirtari përmbi të u hap me vështirësi. Brenda tij gjendej një libër i hollë. E mori librin. Titulli: Majmuni i pazakonshëm.

Në mëngjesin e datës 11.11. 20.., në kopshtin zoologjik të qytetit X., majmuni me emrin Homino, u zgjua nga gjumi me dhimbje të tmerrshme koke. Puna e parë që bëri ishte të kërkonte një tabletë kundër dhimbjes së kokës. Kujdestari i kopshtit, kur e dëgjoi Hominon të fliste, bërtiti dhe iku i lemerisur. Majmuni vetëm atëherë e vërejti se kishte ndodhur diçka e jashtëzakonshme. Ai, brenda natës, ishte bërë njeri. Madje, njeri shumë i mençur.

[Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore]