Kulturë

“Rrugicat e Sevdasë”, tradita dhe folklori në skenën e Korçës

Descriptive Text

Tiranë, 17 dhjetor - Koncerti “Rrugicat e Sevdasë” riktheu traditën dhe folklorin e pasur në skenën e teatrit “Andon Zako Çajupi” në Korçë.

Përmes interpretimit të Ansamblit Artistik “Skënderbeu”, ky koncert erdhi si dëshmi e ruajtjes së vlerave dhe motiveve tona folklorike.

I gjithë muaji dhjetor fillon e mbaron me aktivitete festive në Korçë. Një kalendar i larmishëm aktivitetesh artistike dhe kulturore është parashikuar të zhvillohet gjatë dhjetorit.

Kur kanë kaluar tashmë dy javë nga muaji i fundit i vitit, këto aktivitete po kulmojnë me veprimtaritë më të zgjedhura.

Në kalendarin e aktiviteteve janë parashikuar edhe koncerte muzikore në piano, ekspozitë pikture, sfilatë mode dhe rishfaqja e komedisë ‘Lazelota’.

Nuk do të mungojë kartolina me interpretime nga kori Lira. Në fund të dhjetorit, organizohet edhe veprimtaria kryesore ajo e ndërrimit të viteve për të mbyllur gjithçka në një atmosferë festive në Korçë.

{gallery}