Kulturë

Triptik për mashat

Nuk dua të kalojë ky vit, viti 2018, pa e kujtuar një ngjarje që ka ndodhur plot tridhjetë vjet më parë, në vitin 1988 dhe që lidhet jo vetëm me mua si individ, por edhe me trevën nga e cila vij dhe me kolektivitetin të cilit i takoj: me shqiptarët në Maqedoni. Fjala është për letrën e përfaqësuesve “legjitimë” të pushtetit lokal dhe të organizatave shoqëroro-politike të vendlindjes sime, fshatit Veleshtë të Strugës, kundër meje, Agim Vincës.

Kjo letër, e nënshkruar nga: kryetari i Bashkësisë Lokale të Veleshtës, Z. Zh., sekretari i Organizatës Themelore të Lidhjes së Komunistëve, K. H., kryetari i Lidhjes së Luftëtarëve, I. K., kryetari i Lidhjes Socialiste të Popullit Punues, M. V. dhe kryetari i Lidhjes së Rinisë, R. D., u botua fillimisht në gazetën “Nova Makedonija” në Shkup, pastaj edhe në të përjavshmen “Danas” të Zagrebit dhe iu dërgua Fakultetit Filozofik të Universitetit të Prishtinës, me qëllim që të merreshin masa ndaj meje.

Cilët ishin nënshkruesit e kësaj letre famëkeqe, prapa së cilës qëndronin UDBA dhe KOMITETI? Ata dihen, me emër e mbiemër, të gjithë tok dhe secili veç e veç, por, për hir të familjarëve të tyre, nuk po ua përmendi emrat e plotë.

Formalisht ata ishin “përfaqësuesit e fshatit”, por si dhe pse ishin zgjedhur në ato poste, sidomos tre të parët, këtë e dinin edhe pulat e katundit. (Përgjigjja është një dhe e vetme: për shërbimet që ia kishin bërë shtetit).

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.