Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut takohen me art

Koreja e Veriut dhe ajo e Jugut takohen me art

14 dhjetor 2018 15:01

Berlin, 14 dhjetor– Ushtarë të Koresë së Jugut e asaj të Veriut kanë bërë disa parakalime paqësore në territoret e njëri-tjetrit për herë të parë qëkur shtetet janë ndarë. Ushtarët po inspektonin shkatërrimin e postblloqeve – 11 nga secili shtet – brenda zonës së demilitarizuar (DMZ), zona buferike mes dy vendeve e cila, në kundërshtim me emrin e saj, është kufiri më i fortë në botë.

Ka qenë më shumë gjest simbolik, pasi që shumë pika të tilla ende mbesin aty, por presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae, ka bërë të ditur se aksioni ka qenë një “moment i ri historik” në historinë e Koresë, gjë që më parë ka qenë e paimagjinueshme.

Ashtu sikurse fotografitë dhe pamjet e videove të ushtarëve duke biseduar e tymosur cigare së bashku kontribuojnë në ndryshimin e imazhit që të dyja shtetet kanë për njëri-tjetrin, një tjetër tip i imazheve i bashkon ata, ashtu siç mund të shihet në ekspozitën “Rückkehr von Jeong Seon – Alter Meister, Neue Geister” në Berlin.

Mali Kumgang apo Geumgangsan, i cili përkthehet si Mali i Diamantit, gjithmonë ka qenë muzë për koreanët. Poetët dhe artistët kanë festuar aty punën e tyre që nga mesjeta.

Një piktor korean revolucionarizoi artin nëpërmjet përshkrimeve të tij: Jeong Seon (1676-1759), i cili cilësohet si babai i pikturës realiste. Kjo u referohet pikturave të teknikave të peizazheve, veçanërisht portretizimit të peizazheve koreane.

“Para tij, artistët koreanë të gjithë kanë qenë të orientuar karshi Kinës. Jeong Seon ka qenë artisti i parë i cili e ka bërë të njohur pikturën e peizazheve koreane”, ka thënë kuratorja e ekspozitës Kwang Lee.

Sidoqoftë, pasi që mali gjendet në Korenë e Veriut, jugkoreanët e kanë të pamundur ta vizitojnë thesarin e tyre për 50 vjet, pasi që Gadishulli Korean është ndarë në vitin 1948. Koreja e Veriut e hapi atë në mënyrë progresive për turistët e Koresë së Jugut duke filluar nga viti 1998.

Qasja e Jeong Seon ende influencon artistët koreanë nga Jugu e Veriu, dhe ekspozita e hapur në Berlin të mërkurën është ekspozita e parë zyrtare gjermane që vë në pah veprat nga të dyja anët e kufirit, duke prezantuar piktorë të inspiruar nga idetë e mjeshtërve të vjetër.

Mbajtja e ekspozitës në një ndërtesë shtetërore po ashtu shërben për të prezantuan lidhjet mes Gjermanisë dhe Koresë. Eksperienca e Gjermanisë me ndarjen dhe ribashkimin paqësor shërben si një model inspirues për Korenë.

Në prag të 30-vjetorit të rrëzimit të Murit të Berlinit në vitin 2019, projekte të ndryshme të veçanta me Korenë do të mëtojnë të konsolidojnë rëndësinë mes lidhjeve të të dyja shteteve, ka thënë Hartmut Koschyk, president i Forumit Gjermano-Korean. Ai ka treguar për një lojë digjitale e cila do të lansohet e që do t’u mundësojë lojtarëve në Berlin dhe Seoul të reflektojnë mbi kufijtë dhe ndarjen. Titullohet “Wall-Woodpeckers — from the DMZ to the Berlin Wall”.

Kwang Lee për herë të parë erdhi në Gjermani para 20 vjetësh për të studiuar artin në Evropë, pa menduar shumë mbi paralelet e të dyja shteteve. Nëpërmjet profesorit të tij në Akademinë e Arteve në Düsseldorf, Markus Lüpertz, ai filloi të reflektojë mbi identitetin e tij për traditat e koreanëve dhe aspektet e përbashkëta në historinë gjermane dhe koreane.

Paralelet, po ashtu, mund të tërhiqen në prodhimin artistik të vendeve. Kwang Lee thotë se sikurse në Gjermaninë Lindore, edhe artistët e Koresë së Veriut punojnë nën kontroll të rreptë ndaj regjimit duke promovuar ideologjitë e shtetit. Për shembull, peizazhet e pikturuara nga këta artistë janë edhe aq personale sa janë interpretimet e koreanëve të jugut; veprat artistike të Koresë së Jugut më shumë shërbejnë si demonstrim direkt sesa të fuqishme janë këto male.

Artistët e Koresë së Veriut kryesisht punojnë në një kompleks gjigant në Pyongyang, “Mansudae Art Studio”, që në fakt është një prej fabrikave më të mëdha të artit në botë. Diku rreth 1 mijë artistë dhe 3 mijë asistentë prodhojnë vepra për regjimin e Kim Jong Un, duke hedhur momente propagandistike dhe piktura.

Derisa mënyra se si prodhohet arti në të dyja Koresë është shumë e qartë, shpresa se trashëgimia e përbashkët kulturore mund të kontribuojnë në përmirësimin e lidhjeve diplomatike nuk është koncept i krijuar vetëm në Berlin/DW.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme