Kulturë

Beretat shumëngjyrëshe të Vesa Grudës

Kapelat popullore franceze, ndryshe të njohura si bereta, është duke i krijuar dhe sjellë në formën më të mirë, kreatorja nga Peja, Vesa Gruda.

Talentja 22-vjeçare, që e vogël kishte dëshirë që të merrej me artin, prandaj pas përfundimit të gjimnazit, pavarësisht mëdyshjeve mes arkitekturës dhe dizajnit, Gruda e zgjodhi këtë të fundit, transmeton emisioni Express në KTV.

Gruda është në përgatitje edhe të koleksioneve të reja, si të beretave, ashtu edhe të fustaneve ‘over sized’, të cilat shumë shpejt priten të dalin në treg.