TKK-ja e Dodona ende jashtë sistemit të Termokosit

TKK-ja e Dodona ende jashtë sistemit të Termokosit

12 dhjetor 2018 19:16

Pesë mijë litra naftë për çdo vit Ministria e Kulturës detyrohet që t’i sigurojë për Teatrin Kombëtar, në mënyrë që ky institucion t’i zhvillojë punët gjatë sezonit dimëror, transmeton emisioni Express në KTV.

Mospërfshirja në sistemin e ngrohtores së qytetit, dy teatrot që operojnë në Prishtinë, TKK-ja dhe Teatri “Dodona”, në stinën më të ftohtë të vitit kohë pas kohe vazhdojnë të kenë probleme me ngrohje.

Drejtori i Teatrit Kombëtar, Agim Sopi, tregon se institucioni të cilin e udhëheq, ngrohjen e siguron në vazhdimësi, teksa shton se ka tre vjet që në adresë të Termokosit, ka nisur kërkesën për të qenë në sistemin e ngrohjes së qytetit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme