“Bienalja e Arkitekturës 2018” prezantohet edhe në Gjilan

“Bienalja e Arkitekturës 2018” prezantohet edhe në Gjilan

Feim Azemi 12 December 2018 11:33

Përderisa kanë mbetur edhe 20 ditë afat për konkurrim, “Bienalja e Arkitekturës 2018” të martën është prezantuar edhe në Gjilan.

Asociacioni i Arkitektëve të Kosovës, që është organizator i Bienales, u ka bërë thirrje arkitektëve të konkurrojnë me projektet e tyre në 14 kategori. AAK-ja tash e disa ditë në qytete të ndryshme të vendit ka nisur prezantimin e formatit të Bienales, që e organizon për herë të parë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Një mbrëmje gala ku do të ndahen edhe çmimet është paralajmëruar të mbahet në shkurt të vitit që vjen. Në takimin në Gjilan është vlerësuar se mbajtja e kësaj ngjarjeje, sipas organizatorëve, është në funksion të promovimit dhe nderimit të vlerave artitektonike.

Formatin e Bienales e ka prezantuar Blerta Vula, e cila është pjesë e Asociacionit të Arkitektëve të Kosovës. Ajo ka deklaruar se në Bienale kanë të drejtë që të konkurrojnë me projekte edhe ata të cilët nuk janë pjesë e Asociacionit dhe se nuk do të ketë një komision për vlerësim, por një gjë e tillë do ta bëjnë pjesëmarrësit në “Bienalen e Arkitekturës 2018”.

Drejtori i Urbanizimit në Komunën e Gjilanit, Bekim Bajrami, ka kërkuar nga arkitektët të cilët ishin të pranishëm në këtë takim që ta projektojnë objektin e administratës së Komunës së Gjilanit.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme