“Të drejtat e njeriut përmes artit” si thirrje për ndryshim

“Të drejtat e njeriut përmes artit” si thirrje për ndryshim

Elvira Berisha 11 December 2018 13:01

Prishtinë, 11 dhjetor − Një fotografi e fuqishme që shpërfaq gjysmëportretin e një fëmije dhe një poezi që thërret botën t’i kthejë sytë nga vdekjet në Siri e Palestinë, autorë të së cilave janë dy të rinj, dolën fitues të një konkursi me të cilën u promovuan të drejtat e njeriut. Fotografia është realizuar nga Kron Krasniqi, e poezinë e ka shkruar Amina Kaja.

“Të drejtat e njeriut përmes artit” u titullua ekspozita e hapur në Lapidariumin e Muzeut të Kosovës me rastin Ditës Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, organizuar nga misioni i OSBE-së në Kosovë. Rreth njëzet fotografi e poezi u ekspozuan si një finalizim i aktiviteteve ku janë përfshirë punëtori, konkursi artistik dhe ndarja e çmimeve. Portrete të fëmijëve e grave janë më të shpeshtat që u panë aty. E poezitë “dënuan” padrejtësitë e shkeljet e të drejtave të njeriut anekënd botës.

Jan Braathu, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë, me këtë rast ka folur për rëndësinë e të drejtave të njeriut, sikurse edhe për fuqinë e artit për t’i nxitur njerëzit që t’i sfidojnë nocionet e krijuara më parë e t’i shohin e kuptojnë ndryshe gjërat.

Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka thënë se ekspozita “Të drejtat e njeriut përmes artit”, dedikuar grupmoshave 15 deri në 25 vjeç, jo vetëm për nga tema, por edhe nga qëllimi përbën një rast unik që meriton konsideratë të lartë, aq më tepër kur organizohet në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme