Kulturë

Arjetë Miftari më 12 dhjetor me ekspozitë në Paris

Pas Prishtinës e Berlinit, “Hyjneshat” e Arjetë Miftarit vazhdojnë rrugëtimin në Paris.

Përmes një postimi në Facebook skulptorja nga Peja ka konfirmuar se më 12 dhjetor do të hapë ekspozitën e radhës në kryeqytetin francez, transmeton Koha.net.

Ekspozita me skulpturat e saj do të hapet në ora 19:00 në Ambasadën e Kosovës në Francë.

“Miq të dashur sot do të ndaj me ju një lajm shumë të rëndësishëm për mua dhe vendin tim. Me datë 12.12.2018, në ora 19:00 hapet ekspozita ime personale “Rrugëtimi i Hyjneshave”. Kjo ekspozitë me karakter promovues është një mundësi e mirë për të promovuar një pjesë të punës time, që padyshim ndërlidhet edhe me trashëgiminë e pasur kulturore që ka Republika e Kosovës. Ekspozita hapet në hapësirat e Ambasadës tonë në Paris”, ka shkrua Miftari.

Ajo më tutje ka shtuar se, “obligimin që kam ndaj vendit tim për të kontribuar në promovimin e artit, kulturës dhe trashëgimisë kulturore do të vazhdoj pa u lodhur dhe me vullnet maksimal”.

Image