Kulturë

Për pesë ditë filma shqiptarë do të shfaqen në Bujanoc

Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku në emisionin “Sot” të KTV-së, ka folur për Festivalin e Filmit që do të fillojë të hënën në Bujanoc.

Zharku ka thënë se për pesë ditë do të shfaqen pesë filma të cilët kanë rrëmbyer çmime të ndryshme nëpër Europë.

Drejtori i QKK-së ka thënë se së bashku me ekipin janë duke punuar që Festivali të nisë mbarë të hënën.