Mediat gjermane e cilësojnë Petrit Çekun kitarist të nivelit botëror

Mediat gjermane e cilësojnë Petrit Çekun kitarist të nivelit botëror

Sihana Klisurica 07 dhjetor 2018 09:13

Prishtinë, 7 dhjetor – Loja e mrekullueshme në skenë, ndjesia që ai krijon, virtuoziteti dhe lidhja e tij me kitarën, kanë bërë që mediat gjermane ta cilësojnë Petrit Çekun kitarist të nivelit botëror.

Ai është vlerësuar lart për performancat e tij në kuadër të një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Evropë që organizohet në ambiente të mbyllura. Bëhet fjalë për turneun e koncerteve “Night of the Proms”, që thur muzikën pop me atë klasike. Çdo vit emra të mëdhenj të muzikës botërore bëhen pjesë e programit muzikor.

Kitaristi i njohur Petrit Çeku i është bashkuar “Night of the Proms” në kuadër të edicionit të 34-t. Në netët e para më datën 17 nëntor në Holandë e më pas me 23 dhe 24 në Belgjikë, ai ndau skenën me këngëtarin e njohur botëror Seal, po ashtu me Milow, Suzanne Vega e John Miles dhe bendin i njohur “Earth Wind & Fire Experience”. Turneut në Gjermani, që nisi më 30 nëntor e që do të përfundojë më 22 dhjetor, i ka ndryshuar formacioni. Krahas Çekut, Milow dhe Miles është edhe Bryan Ferry dhe “The Pointer Sisters”.

Ky rrugëtim maratonik në Gjermani i kitaristit kosovar, i cili jeton dhe vepron në Kroaci, ka bërë që mediet gjermane ta vlerësojnë maksimalisht atë.

“Kushdo që mendon se ka dëgjuar kitaristë të klasës botërore e ka gabim, nëse ende nuk e ka parë Petrit Çekun. Ai është mjeshtër në kitarën akustike dhe aftësitë e tij i tregon më së miri në muzikë të filmit”, ka shkruar revista gjermane “Musikmag”, në shkrimin për koncertin e 2 dhjetorit që u mbajt në Bremen.

Çeku në program ka pasur edhe paraqitjen e tij të dytë. Ai është rikthyer në skenë me një tango. (Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme