Harmonizimi i ligjeve zbret gjobat për kinematë e të drejtat autoriale

Harmonizimi i ligjeve zbret gjobat për kinematë e të drejtat autoriale

Shaban Maxharraj 04 dhjetor 2018 09:15

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në njërën nga seancat e ardhshme do të përballen me dy opsione: t’i ulin gjobat për ata që shkelin ligjin në raport me kinematë e të drejtat e autorit dhe t’i rrisin për bibliotekat ose ta refuzojnë një gjë të tillë. Pro uljes së gjobave të hënën ka votuar Komisioni parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacion e ndërmarrësi. Kësisoj, tri projektligje − ai për bibliotekat, kinematografinë dhe të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta − proceduralisht do të kalojnë nëpër komisionet e përhershme të Kuvendit, e më pas do të dalin para deputetëve në seancë plenare.

Pavarësisht se të hënën e javës së kaluar deputetët e Komisionit parlamentar ishin përplasur pikërisht për uljen e gjobave për ata që ndërrojnë destinimin e kinemave pa lejen e Qendrës Kinematografike të Kosovës, të hënën Projektligji ka kaluar me katër vota pro e tri kundër.

Sipas Ligjit aktual për kinematografi përcaktohet: “Me gjobë prej 20.000 eurosh deri në 120.000 euro gjobitet për kundërvajtje distributori, përkatësisht pronari ose qiramarrësi i një kinemaje që e ndryshon qëllimin e veprimtarisë së kinemasë pa pëlqimin e QKK-së”, shkruhet në pikën e parë të nenit 55 të këtij Ligji.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme