Këndi i Librit në Aeroportin e Prishtinës, vend i fluturimit të kohës dhe në kohë

Këndi i Librit në Aeroportin e Prishtinës, vend i fluturimit të kohës dhe në kohë

03 dhjetor 2018 16:50

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, përveç se ju ofron fluturime me aeroplan, përmes bashkëpunimit me Botimet Koha, jua mundëson edhe fluturimin e kohës e në kohë, gjersa prisni të udhëtoni nga Prishtina.

Këndi i librit është një nga pikat më atraktive në ANP, i cili zgjon interesimin e udhëtarëve.

Ngrohtësia e këndit ju bën që të humbni ndjesinë e kohës gjersa lexoni tituj të shumtë.

Botimet Koha janë përkujdesur që në Këndin e Librit t’ju sjell numër të konsiderueshëm të librave, duke mos harruar zgjedhje edhe për më të vegjlit.

Prandaj, duke udhëtuar nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës mundësojani vetes udhëtimin në kohë përmes librit, dhe po ashtu bëni që koha e pritjet t’ju duken më të shkurtra se minuta.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme