Kulturë

Vietnami si shembull i tragjedisë epike

Descriptive Text

Thellë brenda veprës monumentale të Max Hastings, “Vietnam: An Epic Tragedy” (Vietnami: një tragjedi epike) ndodhet një rrëfim njëminutësh që pasqyron krejt esencën e librit.

Teksa luftimet ashpërsohen në vitin 1964, rrëfen Hastingsi, operuesit komunistë detyronin gjithnjë e më shumë fshatarë vietnamezë të zonave jugore që t’u bashkohen forcave guerile, të cilat luftonin për rrëzimin e Qeverisë së mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Saigon.

Për shumë rekrutë të rinj ushtarakë ishte një eksperiencë shumë e bezdisshme, po aq e neveritshme sa do të kishte qenë rekrutimi në ushtrinë qeveritare, nëse rekrutët e saj do të shkonin atje fillimisht.

“Ju gjithmonë kritikoni imperialistët”, u thotë komunistëve babai i njërit prej të rekrutuarve, “por ju jeni edhe më të këqij. Dua të ma ktheni djalin tim”./Mark Atwood Lawrence

 (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)