Kulturë

“Insta Green”, ekspozitë për bukuritë e natyrës së Kosovës dhe dëmet që po i bëhen

Bukuritë e natyrës së Kosovës, por edhe dëmet që po i shkaktohen asaj nga dora e njeriut, u paraqitën në një seri fotografish dhe videosh, transmeton KTV.

Krejt kjo në kuadër të ekspozitës “Insta Green” pjesë e fushatë “Give Green a Chance”. Për javë të tëra, qytetarët nga e mbarë Kosova postuan imazhe në rrjetet e tyre sociale me hashtag, #Givegreenachance, dhe më pas u bënë pjesë e ekspozitës me momentet më të veçanta të kapura nga syri i kamerës.

E tërë kjo u bë me qëllimin që të kthehet vëmendja kah mbrojtja e mjedisit, dhe jo më pastaj të shpenzohet në sanimin e dëmeve.