Kulturë

Zbritja e gjobave për mbylljen e kinemave përplas deputetët

Prishtinë, 27 nëntor – Propozimi për ndryshimin e gjobave sa i përket ndërrimit të destinimit të kinemave, ka përplasur deputetët e Kuvendit të Kosovës. Anëtarët e Komisionit parlamentar për arsim, shkencë, teknologji, kulturë, rini, sport, inovacion e ndërmarrësi, nuk kanë mundur ta përfundojnë mbledhjen. Dy prej tyre janë larguar në mënyrë demonstrative.

Ministria e Kulturës është në proces të harmonizimit të ligjeve që parashohin gjoba.

Sipas Ligjit aktual për kinematografi “Me gjobë prej 20.000 eurosh deri në 120.000 euro, gjobitet për kundërvajtje distributori, përkatësisht pronari ose qiramarrësi i një kinemaje që e ndryshon qëllimin e veprimtarisë së kinemasë pa pëlqimin e QKK-së”, shkruhet në pikën e parë të nenit 55 të këtij Ligji.

Por gjatë procesit të harmonizimit të tij me Ligjin për kundërvajtje, gjobat janë paraparë të jenë nga 2 mijë deri në 20 mijë euro. Kjo ka tingëlluar e rëndë për disa deputetë. Kur është nxjerrë në votim, tre prej atyre kanë votuar pro versionit të ri e tre të tjerë kundër. Përplasja ka filluar me atë nëse Projektligji ka kaluar apo jo/Shaban Maxharraj.

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)