Kulturë

Shënohet 74 –vjetori i Themelimit të Bibliotekës Kombëtare

Sot, Biblioteka Kombëtare e Kosovës e ka shënuar ditëlindjen e saj. Biblioteka ka shënuar 74 vjetorin e themelimit. Në ceremoninë festive të shënimit të përvjetorit të themelimit të institucionit kryesor të librit në vendin tonë kanë marrë pjesë shumë personalitete, njofto kumtesa, transmeton Koha.net.

Në ceremoni ka marrë pjesë edhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, i cili vlerësoi se është kënaqësi të festohet përvjetori i themelimit të BKK-së, duke reflektuar edhe mbi rolin e çmuar të këtij institucioni.

“Është për t’u vlerësuar iniciativa që ndërmerr BKK-ja për t’u përballur me sfidat e që përkrahet vazhdimisht prej anës sonë si ministri”, tha mes tjerash ministri Gashi.

Gashi u zotua se Qeveria e Kosovës nëpërmjet MKRS-së do të vazhdojë ta përkrahë zhvillimin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës dhe të bibliotekave në përgjithësi, ashtu siç edhe ka përkrahur shumë projekte për Bibliotekën, për librin e për kulturën në përgjithësi.