Kulturë

Shqipëria prezanton edhe Lëvizjen Kombëtare për Lexim

Lëvizja Kombëtare për Lexim është nisma që ka prezantuar Ministria e Kulturës e Shqipërisë, të mërkurën në Tiranë. Kjo iniciativë vjen në kuadër të disa të tjerave që po ndërmerr shteti shqiptar për nxitjen e leximit.

Ministrja e Kulturës e Shqipërisë, Mirela Kumbaro-Furshi, e shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Nikolla, dhe moderatori Ardit Gjebrea në aktivitetin e mbajtur në Teatrin e Kukullave, u bëri thirrje prindërve dhe mësuesve të mbështesin këtë nismë e cila pasuron dijen, shkruan sot Koha Ditore.

“T’u lemë librin amanet fëmijëve dhe ata do të dinë të bëhen më të pasur”, ka thënë Kumbaro-Furxhi teksa ka shtuar se “beteja me padijen është e gjatë dhe e vështirë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).