Kulturë

Shkatërruesit e trashëgimisë kulturore në Prizren s’i ndëshkon askush

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur gjithsej 18 aktakuza për 31 persona, për periudhën kohore janar 2013 deri në shtator 2018, për dëmtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore në Qendrën Historike të Prizrenit, shkruan kallo.com.

“Kushdo që dëmton ose shkatërron monumentin ose objektin e mbrojtur kulturor, historik, fetar, shkencor apo natyror, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, thuhet në paragrafin e parë të nenit 363 të Kodit Penal të Kosovës, i cili hyri në fuqi janarin e vitit 2013.

Dhe vetëm nga janari i vitit 2017 deri në shtator të vitit 2018, janë ngritur 9 aktakuza për 14 persona për dëmtimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore. ​

Ndërsa në Gjykatën Themelore të Prizrenit gjatë vitit 2013 dhe 2014 nuk është trajtuar asnjë lëndë sa i përket dëmtimit të objekteve të trashëgimisë kulturore.

Ndërsa në vitin 2015, në punë kanë qenë dy lëndë, kurse në vitin 2016 janë bartur dy lëndë, është regjistruar një lëndë e re, asnjë lëndë nuk është zgjidhur dhe tri lëndë kanë mbetur për vitin e pasues 2017-të, të gjitha këto në lidhje me nenin 363 të Kodit Penal.

Një vit më vonë, më 2017, janë bartur tri lëndë, prej tyre dy janë zgjidhur me gjobë dhe një lëndë ka mbetur e pa kryer. Ndërsa sipas të dhënave të Gjykatës Themelore të Prizrenit, në vitin 2018, një lëndë është bartur nga viti paraprak, tri të tjera janë regjistruar, një është zgjidhur me kusht dhe kanë mbetur tri të tjera të cilat janë në proces.

Artikullin e plotë lexoni në Kallxo.com