Kulturë

“Heritage Space” për lidhjen e trashëgimisë kulturore me përditshmërinë

Descriptive Text

Me qëllim të lidhjes së trashëgimisë kulture me përditshmërinë, duke u dhënë mundësi të rinjve që të paraqesin ide kreative, CHwB-ja ka hapur thirrjen për edicionin e dytë të projektit “Heritage Space”.

Do të mbyllet me datën 30 të këtij muaji. Për dallim nga viti i kaluar, ku aplikuesit ishin të lirë që të zgjidhnin fushën dhe mënyrën e paraqitjes së propozimeve, kësaj radhe ka kritere të tjera përderisa për konkretizimin e idesë, nga tre muaj, tash do të jenë në dispozicion katër deri në gjashtë muaj, shkruan sot “Koha Ditore”.

Po ashtu, janë përzgjedhur pesë mentorë të cilët do të kontribuojnë në realizimin e pesë projekteve kreative. Veton Nurkollari, drejtor artistik i festivalit ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër “DokuFest”, do të ndihmojë në idetë që lidhen me filmin apo videot, Flutura Dedinja, në fushën e dizajnit të veshjeve, Nol Binakaj në aspektin arkitektonik dhe si ekspert i trashëgimisë, Milot Shala në fushën e teknologjisë informative dhe Jeton Jagaxhiu, si grafist dhe në aspektin e rrëfimit të një storie.

Në këto pesë fusha të interesuarit do të aplikojnë me ide kreative që lidhen me trashëgiminë kulturore duke marrë elemente të së kaluarës për t’i rikthyer në jetë në një formë të re.

“Heritage Space” ishte lansuar për herë të parë në korrik të vitit të kaluar si platformë eksperimentale. Në edicionin e parë, krijuesit e rinj patën mundësinë me anë të industrisë kreative të kontribuojnë në ngritjen e vlerave të trashëgimisë kulturore... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.