Kulturë

“Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” si univers paralel

Më pak bisha, më shumë krime. Kjo aventurë e dytë e filmave serikë të J. K. Rowling për zoologun e ri, i cili nuk është nga kjo botë, Newt Scamander, i portretizuar nga Eddie Redmayne, merr kthesë më të errët dhe të zymtë.

Storia është vendosur në një narrativë tinëzare duke riaktivizuar personazhet nga filmi i kaluar, teksa i shpëton ata nga shkatërrimi apo humbja e kujtesës; ka mistere të pazgjidhura dhe ndjenjë të përgjithshme të forcave shqetësuese dhe implikime të ndërlikuara.

“Wizarding World” i Rowlingut përfshin referenca specifike të universit të Hogwarts, të cilin tashmë e dimë dhe e duam, version më i ri i personazheve të vjetra dhe kështu në disa mënyra merr pamje të ngjashme me aluzione dhe mit të origjinës.

Por ashtu siç ndodh shpesh me filma aventurë-fantazi, retë e zeza sillen dhe storia peshon në drejtim të betejave gjigante në mes së mirës dhe së keqes./Peter Brashaw/“The Guardian”