Kulturë

“Nëntor i ftohtë” me ekzistencializmin e viteve ‘90

Nikola është në hall. Televizori i tij ka nisur ta humbë qartësinë në fotografi. Por edhe ata që kanë probleme me mjete të tjera siç janë radiot, vrapojnë për t’i rregulluar. Është kohë kur lajmet vlejnë shumë. Nikola e ka problem qartësinë e televizorit pasi synon ta shohë shumë kthjellët portretin e Slobodan Milosheviqit.

Brenga e tij është se mjeti nuk ia identifikon shprehjet e fytyrës së liderit serb. Do ta shikojë mirë se si presidenti nëpërmjet mimikës brengoset për popullin e tij.

Edhe ai që e dërgon Nikolën (Emir Haxhihafizbegoviq) për ta rregulluar televizorin nuk i ka punët mirë me figurën e Milosheviqit. Por në një tjetër aspekt. Është viti 1991. Vërehet qartë se ish-Jugosllavia e ka marrë me turr teposhtën. Fadili (Kushtrim Hoxha) është një prej shqiptarëve të Kosovës që punon në një ndërmarrje të shtetit. Kosovës ka dy vjet që i është marrë autonomia. Serbët janë në kërkim të “shqiptarëve të ndershëm”.

Të atyre që pranojnë masat e dhunshme. Punonjësit shqiptarë kanë dy rrugë: të jenë të ndershëm për pushtetin, apo për masën më të madhe të bashkëkombësve. E para nënkupton të nënshkruajnë se pranojnë masat e pushtetit dhe të mbesin në punë, kurse e dyta të ikin në shtëpi. Fadili duhet t’i peshojë gjërat. Ka dy fëmijë dhe të atin e palëvizshëm. Midis të tjerash i duhet ushqim për familjen e barna për të atin.

Shumica shqiptare bën institucionet paralele të arsimit e të shëndetësisë. Braktisin punën në ndërmarrjet shoqërore. Por Fadili, shkaku i mirëqenies së familjes, vendos të qëndrojë në punë. Në këtë rast ai është “spiun” i dyfishtë. Për shqiptarët, bashkëpunëtor i serbëve, e për pushtetin, spiun i shqiptarëve. Në filmin “Cold November” (Nëntor i ftohtë) që është dhënë premierë vendore të premten në Prishtinë, Fadili portretizon shqiptarët e viteve ‘90. Bashkëkombësit e tij ia godasin makinën me vezë. E quajnë tradhtar. Ai nuk është hiç më i mirë as para syve të drejtorit të ri, atij që e ka emëruar pushteti i Milosheviqit, Nikolës./Shaban Maxharraj

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore