“Moti i madh” nëpër kohë me figurën e Skënderbeut

“Moti i madh” nëpër kohë me figurën e Skënderbeut

17 nëntor 2018 11:14

“Fisnikë të madhërishëm dhe burra të urtë, pas përshëndetjeve të detyruara ju vë në dijeni se si vitin e kaluar perandori turk me katërqind mijë turq e mbajtën të rrethuar një vend që quhet Krujë (Croya), që i përket Shqipërisë, dhe nuk mundën ta merrnin dhe u bë një betejë e madhe nga e cila të krishterët, midis robërve dhe të vrarëve, ishin gjashtëdhjetë mijë”, fillon letra e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut që ua kishte dërguar më 8 gusht 1951 fisnikëve të Sienës në Itali.

Në letrën e nënshkruar me firmën, “Gjergj Kastrioti, zoti i Shqipërisë”, udhëheqësi kërkon ndihmë për t’u përballur me turqit.

Kjo, së bashku me një tjetër letër të 8 prillit 1456, që ia kishte dërguar kardinalit të Fermos në Itali, Domenico Capranicas, janë pjesë e ekspozitës “Moti i madh” që është hapur të premten në Muzeun e Kosovës. Ekspozita, që është bashkëpunim midis Muzeut të Kosovës dhe Muzeut Historik Kombëtar, nëpërmjet ilustrimeve dhe gravurave, shpërfaq një pjesë të jetës personale të heroit e të asaj prej udhëheqësi.

Shqiponja dykrenore me një yll gjashtë cepash lart, emri, mbiemri, përbëjnë vulën e heroit kombëtar. Përkrenarja dhe shpata e tij të fotografuara nga origjinali, janë po ashtu pjesë e ekspozitës. Gjatë sundimit të Mbretit Zogu I, Shqipëria kishte marrë për iniciativë që të kthente nga Vjena përkrenaren bashkë me shpatën. Por krejt çfarë kishte arritur Mbretëria Shqiptare ishte sigurimi i kopjeve të tyre më 1937./ Shaban Maxharraj

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme