“Rolling Film Festival” gjurmëve të Kujtim Paçakut si moto për ndryshim

“Rolling Film Festival” gjurmëve të Kujtim Paçakut si moto për ndryshim

14 nëntor 2018 08:44

Prishtinë, 14 nëntor – Nën tingujt e kitarës u lexuan poezi të poetit e aktivistit të njohur rom Kujtim Paçaku, i cili vdiq në maj të këtij viti. Derisa poezitë lexoheshin, një vajzë e re nisi të vizatonte portretin e tij. Krejt ky proces shfaqej në ekranin e madh të Kinemasë ABC. Por nuk ndalet me kaq. Aty më pas shfaqet portreti i Papusza Bronisława Wajs, një tjetër poete shumë e rëndësishme për komunitetin rom në botë ashtu sikurse edhe ato të shkrimtarit Mateo Maximoff dhe në fund ai i shkrimtares dhe aktivistes Katarina Taikon. Dokumentari për jetën e saj qe i pari në këtë edicion të “Rolling Film Festival”.

Kjo performancë, të martën mbrëma, qe intro e hapjes solemne të edicionit të pestë të festivalit, i cili rikthehet pas pauzës katërvjeçare.

Krahas tjerash, kjo ngjarje bën bashkë në një vend kinematografinë, muzikën dhe artin rom në përgjithësi. Këtë vit do të shfaqen 25 filma të ndryshëm, e po ashtu edhe do të ketë ekspozita e koncerte.

Duke cituar disa thënie të Paçakut, drejtori i festivalit, Avni Mustafa, ka thënë se ato i kishin shërbyer si inspirim për organizmin e këtij edicioni.

“‘Rolling Film Festival’ ka mision të protestës, sepse nëpërmjet tij tregohet se romët kanë nevojë për përkrahje dhe një gjë e tillë të mos bëhet për romët pa romët”, ka thënë ai.

Pas ceremonisë hapëse të festivalit ekrani i Kinemasë ABC u ndez për të shfaqur dokumentarin “Taikon”, i cili vjen nën regji të Lawen Mohtadi dhe Gellert Tamas, i realizuar në vitin 2015.

Programi i këtij edicioni i “Rolling Film Festival” përveç filmave përmban dhe edhe aktivitete të tjera/ Sihana Klisurica

(Gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme