Kulturë

Ansambli “Shota” performon në qendër të Prishtinës

Ansambli “Shota” ka shënuar sot me aktivitete Ditën e Monumenteve.

Ansambli Kombëtar i Këngëve dhe Valleve “Shota”, me rastin e 18 Prillit, Ditës Ndëkombëtare të Monumenteve dhe Lokaliteteve, ka organizuar disa aktivitete.

Aktiviteti kryesor, hapja e ekspozitës së përhershme të veshjeve, mbahet në lokalet e Ansamblit, transmeton Koha.net.

Para kësaj, trupa artistike ka zhvilluar një defile, me kostume, përgjatë rrugës “Nënë Tereza” nga sheshi “Zahir Pajaziti” deri te sheshi “Ibrahim Rugova” dhe anasjelltas.

Në fund të defileut grupi i valleve ka ekzekutuar një kolazh koreografik, në sheshin “Zahir Pajaziti”, me saktësisht në amfiteatrin përbri hotelit “Grand”.