Kulturë

Biografia monumentale e profetit të lirisë

Nëse Frederick Douglass do të kishte qenë i bardhë në Amerikën e shekullit XIX, ai do të kujtohej si njeri i cili i vetëm arriti sukses, në stilin e Thomas Edisonit.

Në Amerikën e shekullit XX, pas luftës, ai mund të kishte qenë këshilltar për presidentët, sikurse James A. Baker apo ndoshta personalitet medial, shkruan Koha Ditore.

Por ai u lind si skllav në vitin 1818 në Maryland, dhe u arratis në kërkim të lirisë dhe zërit e lapsit, për të shkruar kundër skllavërisë dhe për drejtësinë dhe të drejtat e grave afrikano-amerikane – duke bërë të gjitha ato gjërat e tjera.

Gruaja e tij e dytë, Helen, shkroi për “yllin ndriçues të së vërtetës afër të cilit besoj se ka lindur dhe afër së cilit sypatrembur ai eci përgjatë jetës së tij”. Padyshim Douglass dukej i mbrojtur. Ai është mësuar të lexojë (asokohe konsiderohej krim) nga një grua e bardhë, Sophia Auld, në familjen që e skllavëroi atë. Punoi në Baltimore, në moshë të adoleshencës u bë besimtar i fuqishëm dhe ushtroi oratorinë nga predikimet dhe librat. Në vitin 1838 ai u arratis në veri për të hapur një kapitull të ri në jetë dhe mori mbiemër të ri, të përshtatur nga Sir Walter Scott./ John S. Gardner/ The Guardian

(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)