Kulturë

“Rolling Film Festival” rikthehet me thirrjen për ndryshim

Descriptive Text

“Rolling Film Festival” rikthehet pas pauzës katërvjeçare. Festivali, i cili në fokus ka komunitetin rom, vjen me edicionin e pestë duke sjellë në ekranin e madh filma të realizuar nga komuniteti rom me tema që trajtojnë çështjet të ndryshme.

Ashtu sikurse viteve të kaluara do të shfaqen filma nga filmbërës vendas dhe ndërkombëtarë, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori artistik i “Rolling...”, Sami Mustafa, ka bërë të ditur se përveç shfaqjes së filmave, prej 13 deri më 16 nëntor, do të ketë edhe aktivitete të tjera.

“Ky edicion vjen nën moton ‘Ndrysho çdo ditë’, ka thënë ai.

Një gjë e tillë mëtohet të shpaloset nëpërmjet filmave që do të shfaqen për publikun në dy kinema. Kinemaja “Abc” dhe “Kino Armata” do të ndezin ekranin e tyre për të shfaqur filmat që këtë edicion janë bërë pjesë e programit./ Sihana Klisurica

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)