Kulturë

Ftesë për lexim

Descriptive Text

Me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Skënderbeut

1. Me prapakthim Plaku i Dardanisë ndalet. Ndezi cigaren dhe duke parë se si një qiri po digjej tha: “E para, është besimi që nga shekujt e kaluar të nxjerrim mësime.

E dyta, janë fishekzjarrët, festat… dhe, e treta: të kërkosh a ka njeri dhe nëse harron duhet të kthehesh, të kërkosh se ku është njeriu. Dhe në fund të largohesh nga miku që pas shpine ta ngulë thikën e në sy të lëvaret.” Me reklama e pa reklama jeta ka një motiv. Nuk jam i sigurt, por duhet të besoj se nuk po u premtoj asgjë. Për ndërrime nuk kam ide se çka të prezantoj e t’u premtoj. Ironia tragjike ka qenë mashtrim pas mashtrimi.

Neve gjithmonë na kujtohet fillimi, por fundin nuk e dimë si do të jetë. Lartmadhëria e tij - Heroi ynë Kombëtar – Skënderbeu, kohën e vet e bëri reale, heroike. Historia ndryshon, por duhet të kalojnë njëqind vjet për të ndryshuar. Luftërat janë një vazhdim nga i cili ne duhet të nxjerrim mësim, por kush jemi ne.

Skënderbeu si hero ka vdekur para pesëqind e pesëdhjetë vjetëve. Kthimin në atdhe e kishte nga ëndrrat e personazheve të tragjedisë antike. Shkurt, një ditë shpirti më tha: “Besoji vetes dhe heroin kombëtar mos e harro. As tokën e ujin mos i harro. As vdekjen për të dytën herë”. Pse bëhen luftërat nuk e di askush pa i provuar ato.

Tani po mundohem që me luftërat e me të kaluarën mos t’ju çmendi, por as mos t’ju bëj hero. Miti për jetën është i shenjtë, shumë i shenjtë./ Rexhep Ferri

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore