Kulturë

Ekzagjerimi i fitoreve osmane – minimizimi i atyre të Skënderbeut

Descriptive Text

Për Skënderbeun është shkruar nga shumë studiues të botës së huaj dhe asaj shqiptare, nga këndvështrime të ndryshme, të vërteta, gjysmë të vërteta, deri te ato panegjirike dhe mitologjike.

Për të zbardhur të vërtetat shkencore dhe dokumentet sekrete deri më tani të pazbuluara për heroin kombëtar dhe legjendar, Skënderbeun, duhet vazhduar me kërkime gjithëpërfshirëse shkencore dhe historike në arkivat e huaja e sidomos në arkivat dhe bibliotekat e Turqisë, shkruan sot Koha Ditore.

Kësaj radhe do të mundohemi që nëpërmjet kronikave klasike osmane dhe historiografisë moderne turke t’i gjejmë dhe t’i analizojmë opinionet pohuese dhe mohuese të studiuesve të ndryshëm për jetën dhe veprimtarinë e tij politike, strategjike-ushtarake dhe diplomatike, duke analizuar përmbajtjen e lëndës narrative të kronikave të shekullit XV-XVI, dhe shkrimeve të historiografisë moderne turke se deri ku përputhën pikat qenësore dhe ku dallohen në mes të këtyre dy burimeve.

Natyrisht se panegjerimi, glorifikimi, ekzagjerimi i përmbajtjeve e këtyre kronikave, dallon deri diku nga paraqitja dhe objektiviteti i historiografisë moderne turke në paraqitjen e figurës së heroit kombëtar. / Iljaz Rexha

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në Shtojcën për Kulturë në Koha Ditore)