Artistët bashkë me ministrin Gashi festojnë rritjen e pagave

Artistët bashkë me ministrin Gashi festojnë rritjen e pagave

08 nëntor 2018 19:42

Ministri i Kulturës, Kujtim Gashi dhe disa artistë të institucioneve të kulturës kanë nisur të festojnë rritjen e pagave.

Artistët dhe MKRS-ja kanë organizuar një koktej në një hotel luksoz në periferi të kryeqytetit të Kosovës, transmeton Koha Ditore.

Në këtë ngjarje do të ndahen edhe mirënjohje për disa punonjës të institucioneve vartëse të MKRS-së të cilët janë pensionuar kohëve të fundit.

Një organizim i tillë ishte planifikuar të bëhej qysh kur Qeveria e Kosovës kishte miratuar Rregulloren nëpërmjet të cilës u janë ngritur pagat krijuesve, performuesve dhe punonjësve të trashëgimisë kulturore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme