Nesim Maxhuni me “Homecoming” në turne treditor në Stamboll

Nesim Maxhuni me “Homecoming” në turne treditor në Stamboll

08 nëntor 2018 12:01

Prishtinë, 8 nëntor – Tre prej jazz-klubeve më të njohura në Stamboll, janë nikoqirë të tre muzikantëve të njohur kosovarë. Jazz-bateristi Nesim Maxhuni tashmë ka nisur turneun treditor në promovim të albumit të tij të tretë “Homecoming”, që vjen pas “Treni” të realizuar më 2010 dhe “Syndrome” më 2013.

“Bova Jazz Club” të martën mbrëma ka qenë stacioni i parë për të vazhduar “Nardis Jazz Club” një natë më pas. “Badau Jazz Club” është jazz-klubi i tretë ku Maxhuni me shokë do të performojnë sonte. Në skenë ai shoqërohet nga jazz-kitaristi i njohur kosovar Armend Xhaferi, kontrabasisti Enver Muhamedi dhe me muzikantët e njohur turq, Tamer Temel në saksofon dhe Kaan Biyikoglu në piano.

Maxhuni bashkë me muzikantët e njohur turq e kosovare prezantojnë projektin e tij, i cili në vete ngërthen jazzin modern apo atë që quhet “free jazz”.

Maxhuni në fillim të këtij viti organizoi edicionin e parë të festivalit “Prishtina Winter Jazz Week”, ku solli muzikantë të ndryshëm nga vendi dhe bota.

Maxhuni ka më shumë se 20 vjet që luan në bateri/S. Klisurica

(gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme