Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” do të shndërrohet në muze

Ish-biblioteka “Hivzi Sylejmani” do të shndërrohet në muze

07 nëntor 2018 20:05

Ndërtesa e vjetër e ish-bibliotekës “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë do të shndërrohet në muze të qytetit, pasi javën që lamë pas Kuvendi Komunal ka miratuar statutin për t’i hapur rrugë funksionalizimit të këtij institucioni kulturor, transmeton emisioni Express në KTV.

Hapësira vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shkaku i mos-mirëmbajtjes, por aty pritet që të vendosen veprat e piktorit Ibrahim Kodra dhe disa eksponate që identifikojnë Prishtinën e vjetër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme