Artisti grek sonte me koncert në Kino Armata në kryeqytet

Artisti grek sonte me koncert në Kino Armata në kryeqytet

06 nëntor 2018 12:24

Sonte, më 6 nëntor në ora 21:00h, si pjesë e projektit Gravitas, në Kino Armata në Prishtinë mbahet koncerti i Theodore, multi-instrumentalistit, kompozitorit dhe performuesit dinamik nga Athina.

Artisti grek ka shijuar sukses të konsiderueshëm me albumin e tij të kaluar "It Is But It's Not", i cili është bashkëprodhuar nga Clive Martin (Queen, Reef), miksuar nga Ken Thomas (Sigur Rós, Moby, M83) dhe performuar live në Studio 2 të Abbey Road Studios.

Koncerti është falas dhe përkrahet nga Komuna e Prishtinës, PPSE Program Swisscontact dhe Sabaja Craft Brewery.

Gravitas (lat. Graviteti), në kontekst shkencor, është fenomeni natyror ku të gjitha gjërat me masë ose energji i afrohen njëra tjetrës; në shoqëri, kjo fjalë përshkruan dikë ose diçka që ka peshë dhe rëndësi. Gjatë Gravitas, Armata shndërrohet në qendër të toneve dhe harmonive, zhurma unifikohet dhe bëhet dimensionale, duke krijuar platformë me rëndësi për dialog kulturor.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme