Lahaj – Ambasador kulturor i Kosovës

Lahaj – Ambasador kulturor i Kosovës

31 October 2018 18:24

Tenori shqiptar me famë botërore, Ramë Lahaj, është pajisur me pasaportë diplomatike të Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

“Tenori i mirënjohur, Ramë Lahaj, që i ka pushtuar skenat prestigjioze dhe ka prekur majat e artit botëror, nga sot është ambasador kulturor i Kosovës. Si imazhi ynë më i mirë në botë, tenorit Lahaj, pata nderin t’ia dorëzoj pasaporten diplomatike të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme