Kulturë

Në letërsi s’ka piramidë, por konstelacione

Descriptive Text

Kliton Nesturi është autor i tetë veprave në poezi, tregim të shkurtër, roman, ese dhe dramë. Qysh në botimet e para, në poezi dhe në tregimin e shkurtër, krijimtaria e tij hyri në analizën e kritikës duke u vlerësuar sidomos për gjetjen e temave, stilin dhe ndjeshmërinë artistike.

Në fokusin e krijimtarisë së tij mbizotërojnë temat sociale, ku në qendër është Njeriu me fatin e tij si pjesë e shoqërisë së sotme. Në vitin 1996, Kliton Nesturi u diplomua në Universitetin e Tiranës për gjuhë-letërsi, në Fakultetin Histori-Filologji, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në vitin 1991 ka nisur rrugëtimin në fushën e gazetarisë në Radio Tirana, e më pas në shtypin e shkruar dhe televizion. Është autor i mjaft emisioneve televizive, reportazheve dhe dokumentarëve. Pjesëmarrës në festivale ndërkombëtare të poezisë dhe të filmit dokumentar.

Nesturi është personazhi i kësaj jave që rrëfehet në rubrikën e përjavshme “7 Shkronjat” në “E diela e Koha Ditore”.

Letërsia është për mua arti më magjik, arratisja e pafundme, ekzistenca që i jep kuptim jetës nëpërmjet shprehjes së kodeve, refleksit të jetës, përçimit të mesazheve.

Është bashkëbisedimi me veten e të tjerët dhe njëkohësisht kështjella më e bukur ku endesh e përplasesh, e sërish ia del duke qëndruar dinjitetshëm, gjithnjë edhe më i fortë, më bukur... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)