Kulturë

“Pulla postare shqiptare”, fituese e “Çmimit Global për Privatësinë”

Tiranë, 24 tetor - “Pulla postare shqiptare” është shpallur fituese e çmimit Global për Privatësinë dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale 2018.

Dizajni fitues në konkursin e realizuar nga Posta Shqiptare i përket piktorit Artion Baboçi. Pulla përfaqëson në tërësi konceptin e mbrojtjes së privatësisë dhe të dhënave personale, duke përdorur shumë elementë të raportit që ka sot individi me teknologjinë.

“Pulla postare shqiptare” u prezantua më 28 Janar 2018, si një nga aktivitetet në kuadër të Ditës Evropiane të Mbrojtjes së të Dhënave Personale.

Ndërkohë që ky projekt ambicioz dhe i veçantë në llojin e tij u iniciua që në vitin 2016.

Pasi mori vlerësimin e Komisionit Shtetëror, pulla u përfshi në tematikat për t’u emetuar gjatë vitit pasardhës dhe doli në qarkullim për herë të parë në 28 dhjetor 2017.