Kulturë

Mozaiku bardhezi bashkon rrëfimin për Shqipërinë e Francën

Prishtinë, 23 tetor − Një dyqan rrobaqepësie e pamje funerali i një myslimani janë veç disa prej fragmenteve nga vitet ‘30. Në të tjera ka portrete të individëve, si Maria Frashëri e Eleni Mio, gruaja e piktorit Vangjush Mio. Krahas tyre qëndrojnë portretet familjare të realizuara në bardhezi.

Kristaq Sotiri e Margaret Hasluck janë autorë të fotografive që shpërfaqin një histori shqiptare. Në anën tjetër të murit është shpalosur një pjesë e historisë franceze. Mali i famshëm i Pirinejeve franceze, Pic du Midi, shihet më së shpeshti. Skiatorët e shkollës së skijimit në Payolle, në vitin 1930, plotësojnë imazhin e atraksionit natyror francez. Pjesa tjetër e fotografive dokumentojnë momente të përditshme: një fshatar duke shkarkuar pleh, një mjeshtër të rrasave, fermerë, punëtorë në veg. Periudha e shkrepjes së këtyre fotografive nis më 1930 dhe shtrihet deri më 1964.

Krejt këto rrëfime shkrihen në një të vetëm, kur vizitori e sheh ekspozitën e kuruar nga fotografi francez Loïc Chauvin, specialist i fotografisë shqiptare. Ekspozita u hap të hënën mbrëma në hapësirat e Aleancës Franceze në Prishtinë. Ekspozita me titull “Studio Alix: a century of photography in the Pyreness” (Një shekull fotografi nga Pirijenet”) sjell imazhet e peizazheve e shoqërisë së Pireneve të shekullit XIX, të shënuar veçanërisht nga praktika baritore. Ato janë kombinuar mirë me fotografi që dokumentojnë jetën e shqiptarëve në shekullin njëzet.

Janë mbi tridhjetë fotografi të realizuara në Shqipëri e Francë, që e përbëjnë ekspozitën (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).