Orientalisti francez: Shqiptarët i gjen gjithkund në orient

Orientalisti francez: Shqiptarët i gjen gjithkund në orient

21 tetor 2018 12:43

Mathias Énard, orientalisti dhe shkrimtari francez, fitues i Çmimit Goncourt më 2015, ka thënë se shqiptarët i gjen gjithkund në orient.

Duke folur për kulturën orientale te shqiptarët, në emisionin CODEX të KTV-së, Énard, i cili është ndër shkrimtarët më të shquar francezë sot, ka thënë “Shqiptarët janë gjithkund në historinë e Perandorisë Osmane. Ndër të tjera, të gjithë pashallarët e Egjiptit, e gjithë dinastia e Pavarësisë së parë të Egjiptit, prej shekullit XIX, prej ekspeditës së Egjiptit të Napoleonit, janë familje shqiptare. Dhe për shkak të varësisë së madhe të Perandorisë Osmane prej Ballkanit, luftëtarët me prejardhje shqiptare janë të fuqishëm dhe të rëndësishëm në Perandorinë turke. Pra kemi shqiptarë gjithkund dhe ajo që është shumë interesante është se janë njerëz shumë të ndryshëm prej Egjiptit deri ne Lindje të Turqisë, në Azerbajxhan, në Ballkan, kemi ambasadorë, është një popull, të cilin në atë kohë e gjejmë gati gjithkund në Lindjen e Mesme, në mes shek XVI dhe XIX”.

Në intervistë, Énard ka folur për tri romane të tij: “Tregoju për betejat, mbretërit dhe elefantët”, “Busull” dhe “Zonë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Turk22/10/2018 10:24

Po ne at kohe Turqit i kidnapojshit Shqipetar per ti bere Mbrete, MInistra Pashallar Agallar dhe shume pozita tjera te larta, dhe e gjitha kjo ka ndodh nen kercnim per jete. Per shembull i thojshin nese ti nuk Behesh Mbret i Egjiptit atehere kena me te vra :) .

Shto koment

Të ngjashme