Kulturë

Modernizmi i komplikuar i Jugosllavisë

Kur mbërrita në Jugosllavi, si studente 17-vjeçare, me një program shkëmbimi, më 1986, gjithçka dukej jashtëzakonisht e huaj.

Natyrisht gjuha – por gjithashtu edhe ajri, i përzier me tym duhani dhe erë nafte: kuzhina, që insistonte në disa gjëra të zakonshme, si supa dhe lakra turshi, në gati secilin vakt, si dhe banjat, me mungesën misterioze të perdeve të dushit dhe letrës higjienike.

Dhe pastaj ishin ndërtesat. Isha rritur në një qytet të vogël në Virginian Perëndimore, ku arkitektura madhështore, e periudhës së lulëzimit ekonomik, përzihej me dyqanet modeste, shtëpitë me korniza druri dhe shabllone të rastit.

Në Jugosllavi të gjithë dukej se jetonin në ndërtesa apartamentesh në shumëkatëshe thuajse identike. Disa nga ndërtesat në Kragujevc, ku kam jetuar, datojnë në shekullin nëntëmbëdhjetë, por pjesa tjetër ishin pllaka moderniste... (Më gjerësisht lexoni shkrimin e Natasha Seamanit në Koha Ditore)