Kulturë

Kosova e shekullit shtatëmbëdhjetë, djep i identitetit shqiptar

Kërkimet për rrënjët e kombeve dhe të nacionalizmit pësuan ndryshim të konsiderueshëm të paradigmës në dhjetë vjetët e fundit. Më herët, dijetarët u referoheshin shteteve të nacionalizmit si produkt të revolucionit industrial në shekullin nëntëmbëdhjetë dhe nuk i studiuan precedentët, shkruan Antal Molnár në Shtojcën për Kulturë të Kohës Ditore.

Megjithatë, shumë historianë bashkëkohorë e reduktojnë gjenezën e nacionalizmit në mesjetë dhe i konsiderojnë shtetet mesjetare si versione të atyre moderne. Në këtë trajtesë, propozoj t’i lidhim këto teori të nacionalizmit bashkëkohor me historinë e hershme moderne të kombeve të Ballkanit që jetuan nën sundimin osman. Meqë ra fjala, nacionalizmi modern i dëshmuar në rastin e kombeve oksidentale, mund të gjurmohet edhe në kombet e Ballkanit.

Në Evropë, edhe dominimet katolike, edhe ato protestante, sidomos inteligjenca kishtare u kushtoi rëndësi të veçantë këtyre proceseve, kryesisht në Evropën Qendrore. Në rastin e katolikëve të Ballkanit, ishte Selia e Shenjtë dhe organi i saj për misione, Kongregacioni i Përhapjes së Fesë, që promovoi, me strategjinë dhe konceptin e misionit të përqendruar në kombësinë, krijimin e ideve për identitetet kombëtare.

Strategjia e misionit me orientim nga kombi i Propagandës Fide pati efekt formësues në pamjen intelektuale të misionarëve dhe në lidhjet e tyre me vetë bashkësitë e tyre. Të rinjtë që shkonin në Romë ose nëpër kolegjet e tjera italiane nga trevat e misionit zhvilluan ndjeshmëri të theksuar ndaj gjuhës dhe kulturës së tyre amtare, dhe një ndërgjegje të identitetit politik dhe historik të bashkësisë së tyre etnike. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).